Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka triumfuar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë.
Në finalen e kategorisë së saj, Sadiku mposhti kundërshtaren që garoi për Serbinë dhe siguroi titullin e kampiones së Mesdheut.
Me këtë rezultat, ajo e përmbylli garën me sukses, duke i sjellë Kosovës një tjetër arritje të rëndësishme në sport./Sinjali/




