Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar reagim urgjent të institucioneve për gjendjen në sektorin e qumështit.
Ai ka thënë se masat aktuale po dëmtojnë prodhuesit dhe përpunuesit vendorë, duke paralajmëruar pasoja për fermerët, punëtorët dhe tregun.
Haradinaj ka kërkuar dialog me industrinë dhe vendime që mbrojnë njëkohësisht konsumatorët dhe prodhimin vendor.




