Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në dialogun për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se PDK-ja mbetet në opozitë.
Gruda tha se PDK-ja nuk i beson kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të arritur një marrëveshje politike dhe se nuk dëshiron të bëhet pjesë e “teatrit politik”.
“Unë nuk i besoj Albin Kurtit në përpjekjet që po bën. Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në vullnetin e mirë të zotit Kurtit për të arritur një marrëveshje politike”, tha Gruda.
Ai shtoi se PDK-ja nuk do të komentojë qëndrimet e partive të tjera, por pozicioni i saj si parti opozitare mbetet i pandryshuar.




