Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se 4,967 kandidatë janë aprovuar për t’iu nënshtruar Provimit të Maturës, nga 5,033 aplikues gjithsej.
Provimi do të mbahet të shtunën, më 29 gusht, nga ora 10:00, në 55 qendra të testimit.
Kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e përcaktuar dhe të kenë me vete dokumentin e identifikimit. Komisionarët dhe administruesit duhet të jenë në qendra një orë para fillimit të provimit.
Ministria ka kërkuar respektimin e rregullave për mbarëvajtjen e procesit.




