Vedat Muriqi ishte ndër protagonistët kryesorë të fitores së Fenerbahçes ndaj Lyonit me rezultat 2:1, që i siguroi klubit turk kalimin në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi kosovar shënoi një nga golat e fitores, ndërsa pas ndeshjes vëmendje mori një moment i kapur nga kamerat para fillimit të takimit.
Muriqi shihet duke diskutuar me Oğuz Aydın për mënyrën se si dëshironte të vinte topi në zonë.
Në minutën e 24-t, Aydın realizoi pikërisht një harkim të tillë, ndërsa Muriqi goditi me kokë dhe pas pritjes së portierit reagoi shpejt për ta dërguar topin në rrjetë.
Fenerbahçe e fitoi përballjen me rezultat të përgjithshëm 3:2 dhe siguroi rikthimin në Ligën e Kampionëve pas 17 vitesh./Sinjali/




