Deputetë të PDK-së dhe përfaqësues të Aleancës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar funksionalizimin e institucioneve qendrore.
Ata i kanë bërë thirrje Albin Kurtit të rikthehet në Kuvend dhe të mundësojë vazhdimin e procesit të konstituimit të institucioneve.
Përfaqësuesit protestues kanë vlerësuar se bllokada institucionale po ndikon edhe në komunat e Kosovës, duke krijuar pasiguri në raportet mes nivelit qendror dhe atij lokal.
Nga PDK-ja kanë kërkuar gjithashtu sqarimin e situatës juridike dhe marrjen e vendimeve që, sipas tyre, do të shmangnin pasoja financiare dhe administrative për qytetarët.




