Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për kandidatin për president të Kosovës.
Haxhiu e ka cilësuar dakordimin si një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të institucioneve.
Ajo ka theksuar se tani procesi duhet të përmbyllet në Kuvend, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe respektim të interesit të vendit.




