Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë nesër dy takime të rëndësishme, pas dakordimit me Lëvizjen Vetëvendosje që Bekim Sejdiu të jetë kandidat i përbashkët për president të Kosovës.
Fillimisht, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të mbledhë Kryesinë e partisë, ndërsa më pas do të zhvillohet takimi me Grupin Parlamentar.
Pas marrëveshjes me LVV-në, Abdixhiku ka bërë thirrje që proceset institucionale të përfundojnë sa më shpejt, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit.
Sipas dakordimit të arritur, kandidati për këtë pozitë është profesori universitar Bekim Sejdiu.




