Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nderuar Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e Komitetit, Haxhiu vlerësoi kontributin e organizatës në dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe informimin e institucioneve ndërkombëtare.
Ajo theksoi gjithashtu mbështetjen e Komitetit ndaj organizatave vendore për të drejtat e njeriut dhe rolin e tij në promovimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.




