Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ku kanë diskutuar për situatën politike dhe krizën institucionale në vend.
Hamza ka theksuar nevojën për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit, respektimin e Kushtetutës dhe sundimin e ligjit.
Sipas tij, funksionimi i institucioneve nuk mund të varet nga vullneti politik i një partie apo individi. Hamza tha se PDK-ja do të përdorë të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale për mbrojtjen e Kushtetutës dhe institucioneve të Kosovës.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.




