Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjatë takimit u diskutua për projektet e përbashkëta dhe avancimin e sundimit të ligjit. Gashi theksoi rëndësinë e funksionalizimit sa më të shpejtë të platformës për hetime penale të bazuara në të dhëna inteligjente, e mbështetur nga UNDP.
Sipas tij, platforma pritet të ndihmojë në hetimet financiare, identifikimin e mospërputhjeve në pasuri dhe sigurimin e të dhënave për hetimin e rasteve të korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.
Të dy palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.




