Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur ambasadorin e Australisë në Kroaci, Glenn Robert Morrison, i akredituar jorezident në Kosovë.
Gjatë takimit, Haxhiu e ka falënderuar Australinë për mbështetjen ndaj Kosovës, njohjen e pavarësisë dhe përkrahjen ndër vite.
Palët kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, investime, arsim, teknologji dhe siguri.
Haxhiu ka theksuar edhe progresin e Kosovës në forcimin e shtetit dhe demokracisë, si dhe synimet për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.




