Kida dhe partneri i saj, Ajbi, do ta kurorëzojnë sonte dashurinë në Villa Miani, në Romë, në një ceremoni ku pritet të marrin pjesë emra të njohur të estradës shqiptare.
Mes të ftuarve VIP pritet të jenë Dafina Zeqiri me Kreshnik Gjergjin, Shkurte Gashi me Albert Limanin, si dhe Ermal Fejzullahu, Yll Limani dhe Mozzik.
Sipas raportimeve, atmosferën e dasmës pritet ta shoqërojë me muzikë këngëtari Ramadan Krasniqi – Dani.
Ceremonia pritet të jetë një nga dasmat më të komentuara të vitit në mesin e artistëve shqiptarë.




