Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në protestën paqësore të komunave në Prishtinë, duke kërkuar mbrojtjen e buxhetit, pronës dhe kompetencave lokale.
Kastrati tha se ndërhyrjet e nivelit qendror dhe barra e Kontratës Kolektive po dëmtojnë funksionimin e komunave. Sipas tij, vetëm Malisheva deri tani është dëmtuar me mbi 5.5 milionë euro, duke rrezikuar projektet kapitale dhe investimet e planifikuara.
Ai theksoi se protesta synon mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe të pushtetit lokal.




