Sot ka nisur viti shkollor 2026/2027 në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar në Kosovë.
Edhe këtë vit vazhdon subvencionimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova, për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se shumica e librarive janë përgatitur për shitjen e teksteve, ndërsa po monitorohet zbatimi i katalogut zyrtar dhe çmimeve të përcaktuara.
MASh ka paralajmëruar se do të vazhdojë monitorimin në terren për të siguruar qasje të nxënësve në tekstet shkollore.




