Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sërish sot në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e ngërçit politik.
Takimi, sipas burimeve, pritet të zhvillohet rreth orës 12:00. Në fokus është gjetja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shmangia e zgjedhjeve të parakohshme.
Dy liderët janë takuar disa herë gjatë ditëve të fundit, por deri tani nuk është bërë e ditur nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje konkrete.
Pas takimit të fundit, Kurti tha se do të ketë lajme vetëm kur të ketë rezultate./EO/




