Kryetari i Aleancës dhe i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së komunave që do të mbahet nesër në Prishtinë.
Gjini tha se protesta synon mbrojtjen e kompetencave të pushtetit lokal dhe të drejtave të qytetarëve. Ai akuzoi nivelin qendror për ndërhyrje në kompetencat komunale dhe përmendi çështje të buxhetit, punësimit, arsimit dhe pronave komunale.
Sipas tij, dobësimi i komunave ndikon drejtpërdrejt në shërbimet që marrin qytetarët.
Protesta do të mbahet më 1 shtator, në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.




