Policia ka shtuar kontrollet në trafik në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe kundërvajtjeve.
Gjatë një kontrolli të zhvilluar më 30 gusht në fshatin Vraniq, në rrugën Gjakovë-Klinë, katër shoferë janë kapur duke tejkaluar ndjeshëm kufizimin e shpejtësisë prej 60 km/h.
Dy prej tyre po drejtonin automjetet me 188 dhe 162 km/h, ndërsa dy të tjerë me 135 dhe 123 km/h.
Për shkeljet, dy shoferët me shpejtësi më të lartë janë dënuar me nga 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për gjashtë muaj.
Dy të tjerët janë gjobitur me nga 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për tre muaj.
Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit.




