Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas marrëveshjes me LVV-në për propozimin e Bekim Sejdiut si kandidat të përbashkët për president.
Abdixhiku tha se kjo marrëveshje synon t’i japë fund pasigurisë institucionale dhe se interesi i shtetit duhet të jetë mbi atë partiak.
Ai e vlerësoi Sejdiun si jurist e diplomat me përvojë, duke thënë se pret që ai të jetë president i të gjithë qytetarëve dhe të mbrojë rendin kushtetues dhe orientimin euroatlantik të Kosovës./EO/




