Partia Demokratike e Kosovës ka anuluar konferencën për media që ishte planifikuar të mbahej sot në orën 14:00.
Nga PDK-ja nuk është bërë e ditur arsyeja e anulimit, ndërsa as tema e konferencës nuk ishte bërë publike.
Anulimi vjen pasi Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë arritur marrëveshje për një kandidat të përbashkët për president, duke propozuar Bekim Sejdiun.




