Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Sipas Haxhiut, vendimi është marrë në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.
Bëhet fjalë për gjyqtarë që kishin dhënë dorëheqje nga detyra në vitin 2022.




