Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka raportuar para Këshillit Prokurorial të Kosovës për punën e institucionit gjatë vitit 2025.
Gjatë seancës pati një përplasje verbale mes Isufajt dhe kryesuesit të KPK-së, Arian Gashi, lidhur me mënyrën e zhvillimit të pyetjeve dhe përgjigjeve.
Gashi i kërkoi Isufajt që t’u përgjigjej drejtpërdrejt pyetjeve të anëtarëve të Këshillit, duke theksuar se tash është kryeprokurori ai që raporton para KPK-së.
“Ka kaluar koha kur anëtarët kanë raportuar para kryeprokurorit”, tha Gashi, ndërsa Isufaj u shpreh se do të përgjigjej duke ofruar edhe argumentet përkatëse.




