Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar protesta nëse ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale në Hagë.
Gucati tha se pret që ata të kthehen të pafajshëm në Kosovë, por në rast të një vendimi dënues paralajmëroi reagim qytetar.
Sipas tij, protestat mund të zhvillohen jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe treva të tjera shqiptare./KlanKosova/




