Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca përfundimtare ndaj Vullnet Gashit, i akuzuar për aksidentin e vitit 2023, ku humbi jetën këmbësori Ferhat Bejtullahu.
Prokurori Ardian Mehmeti kërkoi që Gashi të shpallet fajtor dhe të dënohet me burgim efektiv. Sipas Prokurorisë, i akuzuari kishte pasur 117 dënime për kundërvajtje në trafik deri në kohën e aksidentit dhe ditën e rastit nuk kishte patentë shofer.
Si masë plotësuese, Prokuroria kërkoi edhe ndalimin e drejtimit të automjetit për pesë vjet.
Në fjalën përfundimtare, prokurori kërkoi që të merret parasysh edhe fakti se viktima, sipas ekspertizës së komunikacionit, kishte kontribuar në shkaktimin e aksidentit./EO/




