Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka bërë thirrje që 12 dhe 16 shtatori të shërbejnë si ditë bashkimi politik dhe qytetar, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Në një prononcim për Ekonomia Online, Behrami tha se procesi gjashtëvjeçar ka qenë i vështirë për ish-krerët, familjet e tyre dhe qytetarët e Kosovës. Ai shprehu shqetësim për verdiktin, por edhe optimizëm për një vendim të pafajësisë.
Behrami tha se pret pjesëmarrje të gjerë në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, ndërsa më 16 shtator pritet mobilizim i diasporës në Hagë.
Ai kërkoi që të gjitha partitë politike të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve dhe që datat të mos përdoren për përçarje politike.




