Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se sot përfundon edhe afati që, sipas tij, Vetëvendosje e ka interpretuar politikisht për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ramadani ka rikujtuar se rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar më 8 korrik, ndërsa seanca konstituive është thirrur më 6 gusht. Sipas tij, interpretimi kushtetues e përcakton afatin prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, ndërsa interpretimi i VV-së e lidh atë me thirrjen e seancës.
Ai thekson se, sipas këtij interpretimi, afati përfundon sonte në orën 23:59.
Ramadani e ka cilësuar caktimin e vazhdimit të seancës për 9 shtator si veprim që po thellon jostabilitetin institucional, duke kërkuar që Kuvendi të konstituohet brenda ditës së sotme.




