Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka njoftuar se do t’i bashkohet Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Përmes një mesazhi publik, SBASHK ka bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se liria, drejtësia dhe dinjiteti mbrohen përmes bashkimit dhe zërit qytetar.




