Policia e Kosovës në Veri ka zhvilluar projektin “Rreze drite në emblemën time”, në kuadër të aktiviteteve për 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.
Gjatë aktivitetit, nxënës të shkollave fillore vizituan stacionet policore, ku u njohën nga afër me punën dhe përgjegjësitë e zyrtarëve policorë.
Aktiviteti synoi forcimin e besimit dhe bashkëpunimit mes Policisë dhe komunitetit, veçanërisht me fëmijët dhe të rinjtë.
Në kuadër të aktiviteteve u shpërndanë edhe kartela identifikuese për anëtarët e Këshillave Lokale për Siguri Publike (KLSP).




