Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka pritur në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në takim u diskutua për çështjet dhe shqetësimet kryesore të veteranëve të UÇK-së, si dhe për zhvillimet aktuale që lidhen me ta.
OVL-UÇK vlerësoi marrëdhëniet dhe partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen britanike ndaj Kosovës.
Sipas organizatës, takime të tilla mundësojnë që kërkesat dhe qëndrimet e veteranëve t’u përcillen drejtpërdrejt partnerëve ndërkombëtarë.




