Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schubel.
Hoxha e uroi Schubelin për detyrën e re dhe e njoftoi për prioritetet, angazhimet dhe sfidat e Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Gjatë takimit u diskutua edhe për vazhdimin e mbështetjes së BE-së në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të Policisë.
Ambasadori Schubel vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e tij për forcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit.




