Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një person të dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Rasti ka ndodhur më 6 shtator në fshatin Poterq i Epërm të Klinës, ku i dyshuari dyshohet se ka sulmuar dy anëtare të familjes së tij. Të dyja viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, por njëra prej tyre ka ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa tjetra po vazhdon trajtimin.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari ndodhet në gjendje të paaftësisë mendore. Me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria ka kërkuar nga gjykata caktimin e paraburgimit dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.




