Është lansuar Udhëzuesi për Profilizimin, Vlerësimin e Nevojave dhe Fuqizimin e Vazhdueshëm të Familjeve përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale.
Udhëzuesi synon të standardizojë mënyrën e punës, të sigurojë trajtim të barabartë dhe të qartësojë përgjegjësitë e institucioneve të përfshira, përfshirë Qendrat për Punë Sociale, Agjencinë e Punësimit dhe komunat.
Dokumenti është iniciuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe është hartuar në kuadër të një projekti për drejtësinë sociale për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, me mbështetje zvicerane.




