Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me të cilin diskutoi zhvillimet dhe reformat në sektorin financiar.
Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes BQK-së dhe Bankës së Shqipërisë, veçanërisht në mbikëqyrjen financiare, sistemet e pagesave dhe edukimin financiar.
Palët diskutuan edhe integrimin e Kosovës në sistemet evropiane të pagesave, përfshirë SEPA-n, si dhe zhvillimin e pagesave të shpejta.
Në fund, Ismaili dhe Malaj u pajtuan për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve.




