Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka thënë se prioriteti kryesor pas konstituimit të institucioneve është zgjedhja e presidentit.
Ai kujtoi se në procesin e kaluar institucionet u formuan shpejt, por procedura u bllokua te zgjedhja e presidentit, duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Murati shprehu shpresën se opozita do të reflektojë dhe do të kontribuojë në arritjen e një zgjidhjeje, duke theksuar se kandidati për president tashmë është propozuar./EO/




