Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar para seancës konstituive se është arritur një marrëveshje politike, por ajo duhet të shoqërohet me numrat e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.
Sipas Kurtit, vetëm konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë të mjaftueshme për të shmangur zgjedhjet e reja. Ai theksoi se nevojiten votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit.
Kurti tha se Vetëvendosje do ta mbështesë vazhdimin e seancës konstituive dhe përmendi profesorin Bekim Sejdiu si kandidat të përbashkët për president./EO/




