Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, është takuar me shefin e UNMIK-ut, Peter Due, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend.
Pas takimit, Terras tha se pas tejkalimit të ngërçit politik dhe zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit, hapi i radhës është zgjedhja e presidentit.
Ai theksoi se stabiliteti politik dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë të rëndësishëm për avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.




