Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas Gjinit, në takim është diskutuar situata politike në vend dhe zhvillimet pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Gjini tha se e ka informuar diplomaten amerikane për qëndrimet e Aleancës dhe angazhimin e saj për mbrojtjen e interesit shtetëror dhe vlerave demokratike.
Ai theksoi se Aleanca synon të ruajë të arriturat e Kosovës dhe të sigurojë vazhdimin e rrugës euroatlantike.




