Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një autoambulance dhe një veture, që ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40. Të lënduarit fillimisht janë dërguar në QKMF-në e Klinës, ndërsa më pas janë transferuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.




