Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përkujtuar viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA, duke shprehur respekt për të gjithë të vrarët dhe mirënjohje për miqësinë e partneritetin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Hamza tha se Kosova do të qëndrojë gjithmonë pranë popullit amerikan, si në momente gëzimi, ashtu edhe në kohë dhimbjeje. Ai e cilësoi SHBA-në si një mike dhe partnere të rëndësishme për Kosovën./EO/




