U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA, duke theksuar lidhjen e veçantë të Kosovës me popullin amerikan.
Haxhiu tha se, pas luftës së Kosovës dhe mbështetjes së SHBA-së, qytetarët e përjetuan tragjedinë e 2001-shit me një afërsi të veçantë, si dhimbjen e një miku të madh.
Ajo theksoi se sulmi u pa si goditje ndaj lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor. Sipas saj, disa qytetarë të Kosovës madje u paraqitën në zyrën amerikane në Prishtinë për të ofruar vullnetarizëm përkrah ushtarëve amerikanë.
Në 25-vjetorin e sulmeve, Haxhiu tha se krahas përkujtimit të viktimave, është e rëndësishme që brezi i ri të mësojë për atë që ndodhi dhe për solidaritetin njerëzor në momente të vështira.




