Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon seanca me deklaratat përfundimtare në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.
Thaçi po e ndjek seancën nga qendra e paraburgimit, ndërsa të akuzuarit e tjerë nga Kosova. Në seancën e së mërkurës, mbrojtja e Thaçit kërkoi që ai të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet nga të gjitha akuzat.
Avokatja Sophie Menegon tha se vendimi duhet të bazohet në prova dhe jo në spekulime, duke argumentuar se gjatë procesit nuk është dëshmuar ndërhyrje konkrete në administrimin e drejtësisë.
Mbrojtja gjithashtu kundërshtoi mënyrën e trajtimit të përgjegjësisë penale nga Prokuroria dhe vuri në pikëpyetje metodologjinë e ekspertit të saj, Koen Herlaar.




