Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara nga Komanda e Forcës Tokësore të FSK-së, Regjimentet e Këmbësorisë kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh trajnuese, përgatitore dhe garuese, me fokus në rritjen e kapaciteteve dhe gatishmërisë së pjesëtarëve.
Aktivitetet kanë synuar avancimin e aftësive individuale dhe ekipore përmes forcimit të përgatitjes fizike dhe psikologjike, përsosjes së shkathtësive ushtarake, si dhe zhvillimit të punës në ekip, disiplinës, koordinimit dhe reagimit efektiv në situata të ndryshme.
Përkushtimi dhe angazhimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të FSK-së gjatë këtyre aktiviteteve dëshmojnë rëndësinë që i kushtohet përgatitjes profesionale, disiplinës dhe bashkëpunimit, me synim rritjen e gatishmërisë dhe përmbushjen me sukses të detyrave të përcaktuara.




