Eugen Cakolli nga Instituti i Demokratik i Kosovës në rrjetin social Facebook ka shfaqur numrat e anëtarëve të kuvendeve komunale të fituara nga partitë në zgjedhjet e djeshme.
Sipas Cakollit me 97% të vendvotimeve të procesuara, PDK ka fituar 208 anëtarë të kuvendeve komunale në nivel të Kosovës, pasuar nga LDK me 199 anëtarë, LVV me 188 anëtarë dhe AAK me 98 anëtarë.
Cakolli shkruan se këto shifra janë pothuajse përfundimtare pasi që votat me postë dhe ato me kusht nuk bëjnë ndonjë diferencë të madhe.





