Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrat Komunale të Numërimit ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për Kuvendet Komunale nga Zgjedhjet Lokale në komunat e Republikës së Kosovës.
Sipas informacioneve nga platforma e rezultateve, janë numëruar 120 vendvotimet e para nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Ky proces po zhvillohet me transparencë të plotë dhe në prani të vëzhguesve nga subjektet politike dhe organizatat vendore e ndërkombëtare.




