Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Qendrën e Numërimit të Votave në Obiliq.
Ambasadori Hargreaves vizitën e realizoi së bashku me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin.
Në profilin e tij në Facebook, ai shkruan se përkushtimi i kaq shumë qytetarëve të përfshirë në proces luan rol jetik në garantimin e besimit dhe integritetit në zgjedhje.
Postimi i plotë:
Vazhdon numërimi i votave për asamble komunale! Sot vizitova Qendrën e Numërimit në Obiliq së bashku me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Me kënaqësi pashë procesin e numërimit profesional dhe transparent. Përkushtimi i kaq shumë qytetarëve të përfshirë në proces luan rol jetik në garantimin e besimit dhe integritetit në zgjedhje.





