Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka shprehur bindjen se Albin Kurti do të dështojë në përpjekjen për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve.
“Jam i bindur që do të ketë dështim të Kurtit për krijim të Qeverisë dhe i kalon mandati të dytit sipas Kushtetutës, këtu pres një bashkëpunim më të madh të gjitha partive tjera dhe krijim të qeverisë qoftë edhe për një qeveri tranzicionale deri në zgjedhjet e reja kur vjen puna për presidentin”, u shpreh Abazi për Front Online.
Sipas Abazit, një situatë e tillë do të duhej të shfrytëzohej për krijimin e një qeverie tranzicionale përmes një bashkëpunimi më të gjerë ndërpartiak, e cila do ta çonte vendin në zgjedhje të reja.
“Do ketë reflektim të interesit nacional se sipas Kushtetutës me dështimin e mandatarit të parë, i kalon mandatarit të dytë dhe çështje e negociatës për formimin e qeverisë dhe në atë moment do duhej të krijohen mundësitë për një qeveri e cila do e sjell vendin në zgjedhje momentin kur vjen edhe zgjedhja e presidentit”, deklaroi Abazi”.




