Liderët e të gjitha partive politike do të ftohen nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditët në vijim.
Këshilltari për media i presidentës, Bekim Kupina, ka njoftuar se Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive Brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata.
Bekim Kupina njëherazi shpreh se nëse paraqitet nevoja, shefja e shtetit mbetet e gatshme t’i dejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.




