Në FSK realizohen “Kursi për Staf të Betejës” dhe “Kursi për Rreshter të Drillit” të organizuar nga SATMO
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj (KDS) përfunduan “Kursi për Staf të Betejës” dhe “Kursi për Rreshter të Drillit” të organizuar dhe realizuar nga Ekipet e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së SHBA-ve (SATMO).

Kursi i Stafit të Betejës ka mision kryesor zhvillimin Nënoficerëve të Stafit të FSK-së në Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake (PVMU), zhvillimi i sinkronizimit të stafit në funksionet luftuese dhe avancimi i proceseve të komandimit dhe kontrollit për operacionet në nivel batalioni dhe brigade.
Ndërsa “Kursi për Rreshter të Drillit” ka për qëllim të trajnojë dhe përgatisë pjesëtarë për instruktorë të drillit efektiv të cilët do jenë përgjegjës për transformimin e rekrutëve të rinj në ushtarë të disiplinuar, fizikisht të përgatitur dhe të aftë në taktika.





