Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme duke thënë se po rikthehet në vend padrejtësia që iu është bërë veteranëve.
Në njoftimin e plotë thuhet se OVL të UÇK-së e përshëndetin vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, e cila ka shfuqizuar nenin diskriminues të Udhëzimit Administrativ Nr.01/2025, që kufizonte të drejtën e veteranëve për kompensim financiar.
Ky vendim sipas tyre është një fitore e drejtësisë dhe e ligjit, sepse rikthen në vend një padrejtësi të bërë ndaj shumë veteranëve që, pavarësisht se janë të punësuar në sektorin privat, u ishin mohuar të drejtat ligjore të përfitimit nga skema e kompensimeve.
OVL e UÇK-së falënderon Gjykatën Supreme për vendimmarrjen e drejtë dhe të guximshme, e cila kontribuon në forcimin e shtetit ligjor dhe në mbrojtjen e të drejtave të atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.




