Në fitoren e thellë 3-0 ndaj Prishtinës së Re, Avdulli ishte padyshim lojtari kryesor i ndeshjes.
Një asistim maestral për golin e parë, duke e shoqëruar me lëvizje konstante në ofensivë dhe mbrojtje të pakalueshme në prapavijë – kështu u dallua 26-vjeçari në këtë ndeshje.
Këtë sezon ka regjistruar 2 asistime, me synim të thyejë rekordin e sezonit të kaluar (1 gol & 10 asistime).
Avdulli po tregon se është padyshim një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në futbollin kosovar.




